Rama takon sipërmarrësit: Sekserët doganorë do largohen brenda 100 ditëve

0
65

Kryeministri Rama ka kërkuar ndihmën e sipërmarrësve në vend për të luftuar informalitetin dhe grabitqarët e parazitët që punojnë akoma n administratën shtetërore.

Rama ka paralajmëruar se do të largojë brenda 100 ditëve të para të qeverisë agjendët doganore, duke i konsideruar ata si sekserë që ndërmjetësojnë sipërmarrjen me qeverinë.

“Agjentët e doganës do të largohen brenda 100 ditëve të para të qeverisë. Me ata zhabulanë atje që medemek ndërmjetësojnë proceset mes sipërmarrës dhe shtetit. Një tufë sekserësh që shëmtojnë pamjen, le më të tjerat, -shpjegoi kryeministri. – Pjesa më e madhe e administratës duan të punojnë dhe duan të jenë në rregull me ligjet dhe ta marrin rrogën me merritë. Po ku të lënë këta, këta helmojnë gjithë klimën”.

Rama tha se qeveria duhet të bëhet miku më i madh i sipërmarrësve dhe se këta të fundit nuk duhet të bëhen palë me të korruptuarit e sistemit të qeverisjes.

“Ka akoma shumë grabitqarë e parazitë në administratën shtetërore, ndaj këta ne do t’i luftojmë së bashku. Është e mundur që këta qeveria t’i luftojë edhe pa ju, por do kërkojë shumë kohë dhe do ketë akoma plagë në trup, sepse ata do vazhdojnë të shqyejnë e çjerrin, – u shpreh Rama gjatë një takimi me sipërmarrësit kryesorë në vend. – Prandaj nevojitet mbështetja dhe mbrojtja e sipërmarrësve. Ju nuk duhet të bëheni palë me të korruptuarit e sistemit të qeverisjes. Nuk është as etike e as patriotike. Shqipërinë do ta ndërtojmë bashkë me ju”, – tha kreu i qeverisë mes të tjerash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here