Arrestohet pas 5 muajshi Mikel Doçi, i cili u arratis nga komisariati i policisë së Shkodrës më 17 prill të këtij viti.

Për arratisjen e tij u pezulluan disa punonjës policie dhe për disa të tjera u vendosën paralajmërime.

Doçi ishte shoqëruar ne Komisariat, sepse dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër, por mëngjesin e 17 prillit kur në komisariat nuk ndodheshin shumë punonjës policie, arriti që të arratisej.

Pas afro 5 muajsh policia ka arritur qe ta arrestoje kete te enjte.

I dyshyari u përlesh me policin dhe u arratis momentin kur po futej në dhomën e izolimit. Policia e Shkodrës ka nxjerrë fakte të reja mbi largimin e 24-vjeçarit, që ishte shoqëruar në komisariat pas një përplasje me armë zjarri.

SHÇBA po heton mbi ngjarjen që ndodhi në policinë e Shkodrës. Nga sa mësohet, 24 – vjeçari u arrestua nga Forcat e rendit dhe ishte vendosur në dhomat e izolimit.

Pas disa orësh, oficeri i Krimeve kërkoi ta merrte në pyetje. Në ato momente, duke qenë se pjesa më e madhe e forcave të rendit ishin në aksion për arrestimin e dy personave tjerë të dyshuar, si autorë të ngjarjes së ndodhur ku pati edhe të shtëna me armë.

Por shumë punonjës të tjerë ishin në stadium për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Vllaznia – Partizani dhe brenda ambienteve të komisariatit ishin shumë pak policë.

24- vjeçari u dërgua në katin e tretë për t’u marrë në pyetje dhe ishte pa pranga në duar.

Oficerit i është dashur të marrë dikë tjetër në pyetje për një ngjarje më urgjente dhe urdhëroi ridërgimin e Doçajt në dhomën e izolimit. Gjatë kthimit, 24 – vjeçari është përplasur fizikisht me policin dhe ka mundur të ikë me vrap dhe pse i duheshin 300 metra për të dale nga rrethimi.

Menjëherë nga stadiumi kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë bërë rrethimin e zonës, por ka qenë e pa mundur gjetja e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here