TVSH nuk ka lejuar pa dhënien e pagesës, sinjalin e transmetimit të seancës së Kuvendit për televizionet e tjera kabllore në vend, duke shkaktuar reagimin e opozitës.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar këtë gjë si një “akt prej xhelati” të inskenuar nga mendja e Edi Ramës.

“Ndërprerja e sinjalit televiziv është një atentat ndaj Parlamentit, sepse ky vendim është vepër e Edi Ramës, duke u përpjekur të mbyllë kanalet televizive. Kërkoj mbledhjen me urgjencë të kryesisë së Parlamentit dhe të ndalojë këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë, një dhunim i madh i të drejtës së informimit, – tha Berisha. – Ky është një akt i papajtueshëm me asnjë lloj standardi me fjalën e lirë. Ky është një rrezik i madh, këtë e imagjinojnë mendje të zeza apo regjimeve totalitare”.

Kreu i grupit parlamentare të LSI, Petrit Vasili e ka quajtur kthim në vitet 96-97, vendimin e TVSH për dhënien me pagesë të sinjalit të transmetimit të Kuvendit.

“Jemi në rrugën e asfiksimit, mbylljes së parlamentit, kthimit në një temupll pa gojë, ku sa të jetë e mundur duhet në sytë e qytetarëve të mos transmetohen debatet, është trembur nga debati ka bërë gjithcka për ta kthyer parlamentin në një sekt që nuk flet, atentati më i madh që i është bërë komunikimit me qytetarët është errësimi i sinjalit, fjalës për mediat e rëndësishme shqiptare, po të jetë për këtë qeveri ne jemi shumë të lumtur, për ju është ngjarje tragjike, jemi kthyer në vitet 97 ku kemi pasur vetëm TVSH, tani erdhi koha e një media të vetme. Mënyra e organizimit të tij, kapja janë të tepërta, jemi kthyer në situatën e vitit 96-97”, tha Vasili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here