SHBA ul kufirin maksimal për pranimin e refugjatëve

Bota

Uashingtoni zyrtar paraqiti i paraqiti një propozim kongresit, sipas së cilit parashikohet që në vitin e ardhshëm fiskal në SHBA të lejohet të pranohet vetëm një maksimum refugjatësh, respektivisht  19.000 nga Afrika, 5.000 nga Azia Lindore, 2.000 nga Evropa dhe Azia Qendrore, 1.500 nga Amerika Latine dhe Karaibet, dhe 17.500 nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore.

Viti fiskal 2018 nis nga tetori 2017 deri në shtator 2018. “Siguria e popullsisë sonë amerikane është shqetësimi ynë i parë”, tha një zyrtar i qeverisë amerikane. Ne duhet të sigurohemi që tek ne të vijnë vetëm ata njerëz që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e vendit tonë.”

Në SHBA është e zakonshme që qeveria vendos një kufi maksimal vjetor për pranimin e refugjatëve. Kufiri më i ulët i dekadave të fundit u vendos nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1986 dhe ishte 67,000 vetë. Gjatë kohës së ish-presidentit Barak Obama, në vitin 2016 kufiri ishte 110.000 refugjatë.

Politikë rigoroze migrimi

Gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar deri tani rreth 54.000 refugjatë. Në vitin 2016 shifra ishte 85,000. Për krahasim në Gjermani kanë kërkuar azil nga janari deri në gusht 2017 rreth 150,000 vetë. Kufizimi i qartë i numrit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara lidhet me politikën rigoroze ndaj emigrantëve të presidentit Donald Trump, të cilën ai e justifikon me mbrojtjen ndaj terrorizmit.

Që nga qershori i këtij viti SHBA-ja ka vendosur ndërprerjen e plotë të pranimit të refugjatët. Por dekreti përkatës i presidentit Trump vlen për 120 ditë dhe përfundon më 24 tetor. Deri tani nuk është e qartë nëse qeveria amerikane dëshiron ta zgjasë këtë vendim të përkohshëm për disa javë ose për disa muaj të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *