Seanca e sotme plenare ka nisur me debatet për mos transmetimin e Parlamentit në media, pasi TVSH nuk ka shpërndarë sinjalin.

Pas kërkesës së PD për ndërprerjen e seancës 10 minuta, grupi parlamentar demokrat është rikthyer në Kuvend pasi kishte nisur dhe pasi kishte folur edhe kryeministri Edi Rama.

Pas pushimit në seancë erdhi edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Kryeministri Rama ka sqaruar këtë situatë, që ai e ka cilësuar si “absurde”, duke akuzuar opozitën se “po mbytet me një lugë ujë”.

Si në çdo vend normal, Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, duhet të ketë shërbimin e vetë për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në çdo vend normal dhe shtet demokratik, ku në çdo parlament demokratik, ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit është koha që kjo të bëhet edhe në Shqipëri, – tha Rama. –  Si në çdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallën e Kuvendit, nuk është nevoja për këtë shpenzime të aktorëve mediatik. Këtu mjafton një regji televizive e Kuvendit dhe kjo regji ia jep atyre që kanë dëshirë ta transmetojnë të plotë, të pjesshëm çdo veprimtari të Kuvendit”.

Sipas tij, “ligji që i imponon TVSH dhënien falas të veprimtarisë së kuvendit është një adoptim në kushtet e demokracisë i një situatë komuniste. Këtu fillon dhe mbaron gjithçka. Kërkesa e TVSH-së për tua shitur apo imponuar televizioneve private një fature ose dhënien e sinjalit me logon e TVSH është diçka që i takon të shkuarës. Sepse asnjë tv, qoftë publik apo privat nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here