Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë strukturën e re të shëndetësisë.

Në programin e qeverisë, parashikohet që deri në vitin 2021, koha e pritjes për të gjitha shërbimet spitalore do të përgjysmohet.

“Të bërit bashkë të shëndetësisë dhe çështjeve sociale, në fakt do ti japë menjëherë fund procedurave  të hallakatura mes shëndetësisë dhe çështjeve sociale, mes mjekëve dhe  komisioneve, me përcaktimin e aftësisë për punë apo të aftësisë së kufizuar”, tha ajo.

Por, si do t’i jepet fund konkretisht procedurave të gjata? 

Ajo shpjegoi se sistemi i vlerësimit mes invaliditetit dhe aftësisë së kufizuar, është pa lidhje ndaj, sipas saj kjo duhet të ndryshojë.

“Sot kemi një sistem vlerësimi me invaliditetit dhe aftësisë për punë, pa lidhje me caktimin e aftësisë së kufizuar, ku një qytetar duhet të vrapojë në ambulancë, të shtrohet në spital, të takohet me mjekun specialist, të marri një seri vulash brenda  spitalit, të takojë më pas mjekët e spitalit dhe komisionit dhe pas një kalvari të tillë, burokracira dhe pritje pafund për të arritur tek komisioni me mjekë që e diagnostikojnë. Por, nuk ka mbaruar këtu, vazhdon kalvari i vuajtjeve”, sqaroi ministrja.

Manastirliu shtoi se kjo e fundit përbën një arsye më shumë për të transformuar këtë sistem.

“Përsa ju shpjegova më sipër, besoj se kjo është edhe një arsye më shumë për ti dhënë fund mundimeve të qytetarëve të cilët nuk duhet më të kalojnë në dhjetë  zyra për sa e sa vula, por do të drejtohen në një njësi vlerësimi pasi të kenë shkuar vetëm tek mjeku i familjes apo ai specialist. Nuk do të mjaftohen me diagnozën por me vlerësimin e ri, “bio-psikosocial” që do të thotë që përveç dëmtimeve nga ana mjekësore të funksioneve do të vlerësohen edhe nevojat e qytetarit për shërbime sociale-shëndetësore apo rehabilituese dhe në vijim për riintegrim dhe punësim”.

Kreu i Komisionit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh kundër vizionit të mazhorancës për shëndetësinë.  Sipas tij, mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet. Po kështu edhe deputet e PD-së shprehën skepticizmin e tyre lidhur me funksionet e reja të ministrisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here