Komisioni i Prokurimit Publik, si do të zgjidhen kryetari dhe anëtarët – Hyn në fuqi vendimi, kriteret dhe procedura e vlerësimit të çdo kandidati

0
53

 

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për procedurën e përzgjedhjes së kandidateve për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik. Mbështetur në Kushtetutë por edhe në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

-Miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik për garantimin e profesionalizmit e të transparencës gjatë përzgjedhjes, mbështetur në kritere profesionale, për të përmbushur detyrat e përcaktuara në ligjin për prokurimin publik.

-Përzgjedhja e kandidaturave për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik kryhet nëpërmjet zbatimit të procedurave të hapura të konkurrimit, në përputhje me parashikimet e këtij vendimi.

“Procedura përzgjedhëse për kandidaturat për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik zhvillohet nën përgjegjësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, sipas përcaktimeve të këtij vendimi dhe në përputhje me pikën 3, të nenit 19/2, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ngre një komision ad-hoc, të përbërë nga 3 anëtarë, nga të cilët një përfaqësues i Kryeministrisë, një përfaqësues i Departamentit të Administratës Publike dhe një përfaqësues i Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Në vendimin e këshillit të Ministrave janë bërë publike edhe kriteret për anëtarët e komisionit Ad-Hoc. Konkretisht, anëtari i komisionit ad-hoc zgjidhet midis personave që plotëson këto kritere:

  1. a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  2. b) Për anëtarin përfaqësues të Kryeministrisë dhe të Departamentit të Administratës Publike, të ketë punuar për jo më pak se 5 (pesë) vjet në nivel të mesëm drejtues dhe/ose të ketë njohuri në fushën e prokurimeve;
  3. c) Për anëtarin përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, të ketë jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune dhe të ketë titull/gradë shkencore;

ç) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

  1. d) Të mos ketë qenë anëtar i partive politike për 3 (tre) vitet pararendëse nga data e emërimit;
  2. dh) Të mos ketë qenë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  3. e) Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore.

Thirrja për aplikim publikohet në faqen e internetit të Kryeministrisë, në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe të paktën dy herë në 2 gazeta me tirazhin më të lartë dhe ajo përmban:

  1. a) kriteret e përgjithshme që duhet të përmbushin kandidaturat, sipas parashikimeve të nenit 19/3, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006;
  2. b) listën e dokumenteve që duhen paraqitur;
  3. c) afatin e fundit dhe adresën ku duhet të paraqiten aplikimet;

ç) datën për shpalljen e rezultateve pas vlerësimit të dosjes;

  1. d) datën për shpalljen e rezultateve për vlerësimin përfundimtar;
  2. dh) mënyrën e njoftimit/komunikimit me aplikantët.

“Komisioni ad-hoc i përzgjedhjes bën vlerësimin e kandidaturave të paraqitura brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve, bazuar në jetëshkrimin e kandidatëve dhe intervistën e tyre me gojë. Nëse numri i kandidaturave të paraqitura është i lartë, atëherë vlerësimi i tyre nga komisioni mund të zgjatet, por jo më shumë se 20 (njëzet) ditë kalendarike. Fillimisht, komisioni ad-hoc i përzgjedhjes bën vlerësimin e dosjeve të aplikantëve, për të parë nëse ato plotësojnë kriteret e përcaktuara nga neni 19/3, i ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, të ndryshuar. Në përfundim të procesit të vlerësimit, komisioni ad-hoc përgatit listën me emrat e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për t’u emëruar dhe i njofton ata brenda 2 (dy) ditëve”,thuhet në vendim.

     

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here