Një sasi prej 54 kg kanabis është sekuestruar nga Policia e Këlcyrës, ndërsa në pranga janë vënë dy persona.

Policia sqaron se “në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Theofan Tito dhe në banesën e shtetasit Manol Qorri, në fshatin Malshovë, Këlcyrë kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtyre rasteve”

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Theofan Tito, nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë 38 kg.

Policia tha se Th.T, 57 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje”.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Manol Qorri, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe 13 fishekë dhe një armë gjahu (çifte), të cilën e mbante pa lejen e organeve kopetente.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Theofan Tito, 57 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Këlcyrë. ( i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje”).

Manol Qorri, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Këlcyrë.Goditen dy raste të "Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike".Sekuestrohen 54 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu pa leje.Arrestohen në flagrancë dy poseduesit e lëndës narkotike. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Th.T. dhe në banesën e shtetasit M.Q., në fshatin Malshovë, Këlcyrë kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtyre rasteve.Si rezultat, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Th.T. nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Pesha e lëndës narkotike rezultoi 38 kg.Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit M.Q, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe 13 fishekë dhe një armë gjahu (çifte), të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :Th.T, 57 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Këlcyrë. ( i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje").M.Q, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Posted by Policia e Shtetit on miércoles, 27 de septiembre de 2017

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here