Prej javës që vjen institucionet shtetërore nuk do t’u kërkojnë më qytetarëve konfirmimin për gjendjen aktive të mjetit, ndërkohë që autorizimi për rifitimin e patentës dhe vërtetimi për këtë dokument do të mund të merren online”. Masat lehtësuese parashikohen në një Vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa u njoftuan nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

“Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin apo dorëzojnë dokumente në zyrat e administratës, ne shtojmë listën e këtyre dokumenteve që mund të tërhiqen online në portalin e-Albania, si nga qytetarët, ashtu edhe nga institucionet publike të cilave u nevojiten ato. Duke filluar nga java e ardhshme, asnjë institucion shtetëror, për nevojat e procedurave të veta, nuk do tua kërkojë më qytetarëve konfirmimin për gjendjen aktive të mjetit. Do jenë vetë institucionet që do ta bëjnë këtë verifikim përmes portalit online e-Albania. Autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit dhe vërtetimi për lejen e drejtimit, të cilat janë shërbime me pagesë do të kryhen nga qytetari online. Pra, përmes portalit e-Albania, çdo qytetar që ka nevojë për këto dokumente mund ta bëjë pagesën online dhe gjithashtu merr vërtetimin online”, shprehet Gjiknuri.

Ky vendim është marrë në kuadër të hapave të qeverisë për lehtësimin dhe eliminimin e burokracive për marrjen e shërbimeve publike nga ana e institucioneve shtetërore. Ndërkaq, Gjiknuri bëri me dije se dikasteri që ai drejton është duke studiuar të gjitha aspektet ligjore për lehtësimin e  procedurave dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Objektivi i këtyre ndryshimeve do të jetë eliminimi i çdo mundësie për abuzim ndaj qytetarëve.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here