Drogë në makinë, kapen me 300 gramë kanabis dy të rinj

Specialistët e Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas:

Elsion Leskaj, 30 vjeç dhe Zyber Leskaj, 27 vjeç, të dy banues në Delvinë.

Sipas bluve, ata kanë qënë duke udhëtuar me automjetin tip ”Mercedes Benz”, në lagjen ”Papuçi”, në Delvinë, në momentin kur janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit që u kanë ushtruar në mjet, u kanë konstatuar një sasi prej 285 gram lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Lënda narkorike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale të ”Prodhim shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *