Policia e Tiranës ka arrestuar një 25 vjeçar për prodhim dhe shitje drogërash të forta, duke sekuestruar 22 doza lënde narkotike e llojit kokainë, 3 aparate celularë dhe një automjet.

Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë arrestuan shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë.

– 3 aparate celularë

– mjeti i markës “Rover”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here