Vdekja e adoleshentit, arrestohet shoqëruesi për peshkim të paligjshëm

0
67

Një ditë pas vdekjes së adoleshentit në Dibër, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë peshkimit në lumin Drini i Zi, policia ka arrestuar personin që e shoqëronte Burimet zyrtare të policisë lokale raportojnë se në pranga ka rënë Leonard Begu, 35 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas dyshohet se ka qenë së bashku me shtetasin L.Ç., duke peshkuar në mënyrë të paligjshme, dhe pasi ka ndodhur ngjarja ka fshehur disa sende të cilat janë gjetur nga policia në automjetin e tij, automjeti i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Begu akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe  “Peshkim i paligjshëm”.

Ngjarja u shënua të pasditen e së martës ku rreth orës 15.40, blutë u njoftuan nga urgjenca e spitalit të Peshkopisë se është sjellë nga familjarët pa shenja jete një shtetas i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë së Dibrës, ku kanë konstatuar se shtetasi L.Ç, 16 vjeç, banues në fshatin Vakuf, Dibër, duke gjuajtur peshk me gjenerator elektrik, në lumin Drin në afërsi të fshatit Fushë-Alije, është vetëaksidentuar duke rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, janë kryer veprimet procedurale dhe janë referuar materialet në Prokurorinë Dibër si “Ngjarje Aksidentale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here