Rreth  90 drejtues automjetesh në Tiranë janë ndëshkuar për informalitet në fushën e transportit. Masat janë zbatuar gjatë kontrolleve në transportin publik në kryeqytet. Policia bën me dije se janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit dhe shkelje të tjera.

Kontrollet po vazhdojnë në të gjithë Tiranën në orare të ndryshme dhe në zonat e evidentuara më herët nga policia, si problematike për sa i përket transportit publik. Subjekt kontrolli janë automjetet e shërbimit publik, ata që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobusë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara dhe në kundërshtim me kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here