Saga e Universitetit të Mjekësisë, Nikolla shkarkon bordin dhe emëron të deleguarit e saj. Ja emrat

0
60

Çuditë nuk kanë fund në ministrinë e Arsimit dhe në Universitetin e Mjekësisë. Saga e zgjedhjes së nxituar të administratorit në Universitetin e Mjekësisë, ka vazhduar me shkarkime dhe emërime të reja nga ana e Lindita Nikollës.
Ministrja Lindita Nikolla ka riemëruar Bordin e mëparshëm në këtë universitet, me qëllim vendosjen nën kontroll të situatës pas vendimeve konfuze dhe të kontestuara tashmë edhe ligjërisht të Senatit Akademik.
Ndërkohë vendimi i fundit i Senatit Akademik të Universitetit ka pezulluar konkursin në pritje të përfundimit të çështjes gjyqësore. Situata mbetet e nderë për shkak të shkeljeve të përsëritura që e çuan këtë proces ndoshta të nxituar në pikën e moskthimit.
Procesi është përfolur gjerësisht për ndërhyrje të politikës dhe interesave të personave me pozicione tepër të rëndësishme në ministrinë e arsimit si edhe në fushën e mjekësisë, të cilët janë pjesë e një skeme të paralajmëruar, që kërcënon me një tjetër shkelje të rëndë, me përsëritjen e këtij konkursi nëse nuk arrihet ajo që ata kanë marrë përsipër.
Influenca e tyre ka paralizuar tashmë drejtuesit dhe administratën në këtë institucion. Gjithashtu mungesa e akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartë e bëjnë këtë proces akoma edhe më të vështirë nga ana juridike, pasi akoma nuk janë të qarta hapat e konkursit.
Të shpresojmë që ndërhyrja e profesionistëve siç është kryetarja e këtij bordi, znj. Adriana Berberi, do ta bëjë të pamundur manipulimin në përzgjedhjen e administratorit të këtij universiteti, ashtu siç është përfolur, duke i hapur rrugën një konkurrimi korrekt dhe dinjitoz.
Anëtarët e bordit janë 4 nga Ministria e Arsimit: Kryetare Adriana Berberi, Zamira Gjini, Migena Dushku, Diana Ristani dhe 3 të tjerë nga Universiteti: Edvin Prifti, Sokol Buba dhe Florian Toti.
Vetëm pak muaj më parë, ministrja Mirela Karabina emëroi në këtë detyrë katër anëtarët: Hari Mulla, Albana Fico, Andrea Koxhaj dhe Daniela Nika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here