Një tjetër krim ka ndodhur në familje pas ngjarjes së rëndë të Pogradecit. Këtë herë ngjarja është regjistruar paraditen e sotme rreth orës 10:45, në lagjen Nr.2 të Roskovecit, ku burri ka qëlluar me thikë gruan e tij.

Sherri ka ndodhur në banesën e çiftit ku policia raporton se arrestoi në flagrancë shtetasin Shefit Hatillari, 56 vjeç.  E plagosura Liljana Hatillari, 53 vjeçe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po merr në pyetje autorin e krimit për të zbuluar motivin që e çoi atë të plagoste gruan e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here