Deklarimi elektronik, DPT: Tatimpaguesit të tregojnë kujdes me procedurat

0
46

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në rubrikën “Tatimet këshillojnë” manualin “Deklarimi elektronik” mbi mënyrën se si mund të bëhet, hyrja në sistem për tatimpaguesit e rinj apo regjistrimi për individët që i lind detyrim për të deklaruar një tatim si dhe ku mund të drejtohen për më shumë asistencë teknike. Çfarë i duhet tatimpaguesit për të kryer deklarimin elektronik të tatimeve?

Tatimpaguesit i duhet një kompjuter, laptop apo smartphone, të lidhur me internetin, numri unik i identifikimit i subjektit dhe fjalëkalimi për të hyrë në sistem.

Si bëhet deklarimi elektronik i tatimeve?

  • Tatimpaguesi hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al
  • Klikon menunë e-Shërbime,
  • Në ekran shfaqet dritarja që shërben për të hyrë në sistemin e deklarimit elektronik të tatimeve e-filing, • Plotëson NIPT-in ose Numrin personal të individit, fjalëkalimin dhe klikon mbi butonin “Log-In” (Hyr).
  • Në listën e deklaratave tatimore në të majtë të ekranit, klikohet mbi deklaratën që dëshiron të plotësojë.
  • Nga lista e deklaratave të padorëzuara sipas periudhave zgjidhet deklarata që do të plotësohet.

Hyrja në sistem për tatimpaguesit e rinj:

  • Çdo tatimpagues i ri, pasi është regjistruar dhe pajisur me NIPT, hyn në sistem nëpërmjet fjalëkalimit “Tatimetemia12”.
  • Në vijim, bëhet menjëherë ndryshimi i fjalëkalimit në menunë, “Ndrysho Fjalëkalimin”. Duke klikuar mbi të, tatimpaguesi duhet të ndryshojë fjalëkalimin. Ky ndryshim është i detyrueshëm. Në rast të kundërt tatimpaguesi nuk mund të vijojë me deklarimin. Nëse tatimpaguesi ka harruar fjalëkalimin dhe i duhet një fjalëkalim i ri, ai duhet të paraqitet në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku është regjistruar.

Hyrja në sistem dhe regjistrimi për individët

Çdo individ që i lind një detyrim për të deklaruar një tatim, por që nuk është i regjistruar në e-Filing, duhet të regjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:

  • Hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al
  • Klikon në menunë e-Shërbime, zgjedh në të djathtë nënmenunë “Për Individët”
  • Klikon në linkun “kliko këtu”, në paragrafin e dytë
  • Në ekran do të shfaqet tabela e të dhënave për t’u plotësuar për individin. Nënshtetasit e huaj, duhet të drejtohen në zyrën më të afërt tatimore për t’u regjistruar

Si dhe ku kërkohet ndihmë në lidhje me deklarimin elektronik të tatimeve?

Tatimpaguesi mund të kërkojë ndihmë pranë zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale ku është regjistruar. Tatimpaguesi mund të kontaktojë edhe Qendrën e Thirrjeve, shërbimi i të cilës, ofrohet pa pagesë:

  • duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 00 02; nëpërmjet Live Chat në faqen e tatimeve;
  • nëpërmjet e-mail në drejtorinë përkatëse; Gjithashtu nëpërmjet informacionit të publikuar në faqen e Internetit www.tatime.gov.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here