Sindikatat kërcënojnë me protesta/ Nikollaj: Rritje e pagës minimale me 30% brenda viti 2017

0
51

 

Konfederata e Sindikatave kërcënon qeverinë me protesta, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj, për kontratat kolektive, rritjen e pagës minimale me 30 % brenda 2017 dhe miratimin e statusit të profesioneve të vështira.

Presidenti i kësaj sindikate, Kol Nikollaj, në një dalje për mediat u shpreh se ka ardhur koha që dinjiteti i punëtorëve shqiptarë të mos nëpërkëmbet, ndërsa shtoi se protestat do jenë masive nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Nga ky takim i Asamblesë së Konfederatës së Sindikatave i bëj apel qeverisë Rama të shikojë me prioritet çështjen e Kontratave Kolektive pasi jemi i vetmi vend në rajon pa ligj për kontratat kolektive dhe veprimtarinë sindikale, Pagës Minimale dhe Miratimit të Statusit të Profesioneve të Vështira pasi në të kundërt do të përballet me protesta masive që do organizohen nga Konfederata e Sindikatave. Rritja e pagës minimale është një domosdoshmëri në një kohë që çmimet e shportës, karburanti, energjia elektrike janë në nivelet e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa pagat në nivelin e vendeve të Afrikës veriore dhe lindjes se mesme”.

Konfederata e Sindikatave ka çelur fushatën 1 vjeçare që do ndalet në tre pika kryesore: Kontrata kolektive Reale, pagë minimale 28 mijë lekë. Brenda 2017 dhe miratimi i statusit  të Minatorit dhe Metalurgut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here