Ligji për Dhomat e Tregtisë  ka hapur debate të shumta midis vetë komunitetit të biznesit, edhe pse ka qenë drafti që është diskutuar në mjaft tryeza dhe formate televizive. Të ndarë tashmë në dy kampe, pro dhe kundër tij, “interesat më të forta” duket se kanë bërë që dhe qeveria ta tërheqë këtë ligj nga diskutimet në komisionet parlamentare.

Kështu, edhe pse ligji i Dhomave të Tregtisë do të jetë të martën për shqyrtim në rendin e ditës në komisionet Parlamentare, burime konfidenciale nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, pohuan për TV SCAN, se ligji nuk do të miratohet, por do të rikthehet për shqyrtim nga e para, pse jo në hartimin e një ligji totalisht të ri dhe të mbështetur në një përvojë të re.

Pika më e kundërshtuar është anëtarësimi me detyrim dhe pagesë pranë dhomave ne nivel qarku. Për këtë janë shprehur kundër disa nga shoqatat e biznesit, por dhe dhomat bilateral në vendin tonë.

Ndërsa argumenti pro vendosjes së anëtarësisë së detyrueshme të subjekteve tregtare në dhomën e tregtisë ka qenë i argumentuar në faktin se rritja e të ardhurave do t’u mundësojë dhomave dhe bashkimit të dhomave të përmbushin detyrimet që rrjedhin, jo vetëm nga marrëveshjet ndërkombëtare me organizmat si EuroChambers, Association of Ballkan Chambers etj, por të zhvillojnë një aktivitet normal në ofrimin e shërbimeve në funksion të detyrimeve ligjore kundrejt anëtarëve të saj.

Pavarësisht qëndrimit të një grupi të shoqatave të biznesit, Kuvendi e miratoi atë në seancën plenare të datës 29 shtator 2016. Por Presidenti i Republikës në atë kohë, Bujar Nishani e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here