Përgjigja është tregu i lire Nga Klodian Tomorri

0
53

  Nga Klodian Tomorri

Kush mendonte se shpëtimi i planetit nga ndotja dhe ndryshimet klimaterike mund të vinte vetëm nga qeveritë do t’i duhet të zhgënjehet.

Edhe këtë herë përgjigja është tregu i lirë. Investimet private ne energjine e paster jane duke ulur me shpejtësi emetimet e gazrave dhe ndotjen e planetit.

Falë investimeve tërësisht të financuara nga privatët dhe inovacionit që vjen nga konkurrenca, kostoja e energjisë së erës dhe diellit ka rënë në mënyrë dramatike. Shumë shpejt, pjesa më e madhe e botës do të jetë duke konsumuar energji të pastër, pa konsumuar asnjë burim dhe pa shkaktuar asnjë ndotje.

Nga ana tjetër, Elon Musk është duke udhëhequr një revolucion të vërtetë me Teslan e tij. Makinat elektrike, tashmë mund të ecin deri në 400 kilometër me një mbushje dhe rendimenti i tyre rritet në progresion.

Qeveritë e botës kanë bërë me qindra samite dhe kanë nënshkruar me dhjetra traktate për të luftuar ndryshimet e klimës. Por asnjëherë nuk arritën të gjejnë një zgjidhje. Edhe këtë herë, zgjidhja vjen nga tregu i lirë.

Zhvillimi vjen nga privatët, burokratët vetem sa konsumojnë pasuri dhe shkatërrojnë çdo gjë që prekin me dorë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here