Gjermani, Merkel fiton mandatin e katërt; befasojnë nacionalistët

0
146

Rezultatet e para të dala nga ‘exit poll’-et të zgjedhjeve në Gjermani, shikojnë në krye patinë e kancelares Angela Merkel (Cdu), me 32.5%.

Spd-ja e Martin Schulz, ka marrë në fakt 20% të votave. Surprizë në këto zgjedhje pritet të jetë numri i vendeve në Parlament që do të marrë partia e ekstremit të djathtë AFD, e cila sipas Exit Polls do të ketë një rezultat historik me 13 % të votave. Kthehen në Parlament liberalët, me 10%.

Megjithatë, duke parë “exit poll”-et e para të Cdu-së, partia e Merkelit ka pësuar një rënie të ndjeshme në këto votime, duke parë se ka marrë 33.5% të votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, kur mori 41.%%.

Nëse ‘exit poll’-et do të konfirmohen edhe nga rezultatet përfundimtare, Merkel mund të krijojë një koalicion në tre, të ashtuquajtur “Xhamajka”, me liberal-demokratët dhe të Gjelbrit (duke parë rezultatin e këtyre të fundit si më të mirin ndyshe nga parashikimet e sondazheve).

“Duhet ta pranojmë, donim natyrisht një rezultat më të mirë. Megjithatë jemi forca më e madhe në vend dhe kemi arritur objektivin tonë strategjik. Tashmë kundër nesh nuk mund të formohet asnjë qeveri”, – ishin fjalët e para të gruas së hekurt gjermane.

Në këtë mënyrë, Spd-ja e Schulzit do të qëndronte jashtë qeverisë, duke shmangur që ekstremi i djathtë, AfD, të bëhet partia e parë e opozitës gjermane.

“Është një humbje e rëndë për Spd-në, sot për ne përfundon koalicioni i madh”, – është shprehur Manuela Schëesig, një nga eksponentet e spikatura të partisë së Martin Schulzit.

Alternativa për Gjermaninë, formacion ky i ekstremit të djathtë, nacionalist dhe anti-islam, ka tronditur skenën politike duke dalë i treti dhe duke hyrë për të parën herë në parlament me 13.5 për qind të votave.

Lideri i partisë, në një postim në twiter, shkruante se gjermania kishte përjetuar një tërmet politik të përmasave gjigande. Ndërsa të dy gjigandët e politikës gjermane, CDU/CSU dhe SPD, duket se kanë humbur vota krahasuar me 2013, të gjelbrit, e majta, liberalët dhe nacionalistët, kanë fituar dukshëm mbështetje.

Katër partitë më të vogla, janë të gjitha mbi pragun e pesë përqindëshit që garanton hyrjen në Bundestag, çka bën që për të parën herë do të ketë gjashtë parti në parlamentin gjerman.

Merkel, liderja më jetë gjatë në detyrë në Evropë, duhet tani të formojë një qeveri koalicioni, një proces ky i vështirë, që mund të kërkojë muaj të tërë kohë pasi të gjithë partnerët e mundshëm, nuk janë të sigurt nëse duan të ndajnë pushtetin me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here