Djegia e makinës së kreut të bashkisë Lezhë: S’kam konflikte

0
71

Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran  Frrokaj është marrë në pyetja nga policia në lidhje me zjarrin që ka përfshirë automjetin e përdorur nga ana e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në dëshminë e dhënë për hetuesit, ka deklaruar se nuk ka konflikte, ndërkohë që sipas tij prej dy ditësh mjeti kishte ndezur një llapë, por që e kishte neglizhuar duke mos i bërë kontroll në servis.

Policia ka bërë të ditur se po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohe që janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë. Automjeti në fjalë ishte në pronësi të Angjelin Përmarkajt, por që ishte marrë në përdorim nga Bashkia Lezhë. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në lagjen “Besëlidhja” teksa makinat ishin të parkuara në parkingun e pallatit ku jeton kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj.

Kanë qenë banorë të lagjes që kanë konastatuar flakët dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit. Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ata bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve që të mos përhapeshin tek makinat e tjera përreth. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet dhe mundësia që zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik, kjo duke ju referuar dhe faktit se makina kishte vetëm 30 minuta që  ishte parkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here