Debate te Siguria, Noka: Drejtues policie të përfshirë në trafik droge

0
55

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ka pasur debate të forta për dhunën në familje dhe grupet kriminale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato ka raportuar në komision, por është akzuar nga deputeti i PD-së, Flamur Noka, njëherësh edhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë së shtetit.

”Një Shqipëri që është vend transit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme. Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane. Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën”,- deklaroi Noka.

Edhe deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari ka ngritur pyetjen se çfarë masash po merren nga policia për dhunën në familje.

Ndërsa Qato ka deklaruar se “po analizojmë rastet dhe po studiojmë ndërhyrjen. Nuk mjafton policia. Duhet dhe partneritet mes aktoreve të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here