Shitblerja e makinave te noteri, pritet një sistem i ri online

0
55

Pritet ndërtimi i një sistemi online i cili do të ndërlidhë noterët në të gjithë Shqipërinë me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, nga ku të gjitha veprimet e shitjes, blerjes, mund të realizohen direkt te zyra noteriale, pa nevojën e të marrit vërtetim për gjoba apo shkelje të ndryshme nga Drejtoria Rrugore. Ky sistem, pritet që të ndërtohet së shpejti, i cili aktualisht pret miratimin nga AKSH, do të realizojë verifikimin e autorësisë së një automjeti dhe të gjobave.
Sipas drejtueses së Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi ky sistem do të jetë transparent dhe lehtësisht i aksesueshëm.

Znj. Sadushi pohoi për Monitor se ky sistem, i cili është aktualisht në fazë ndërtimi, pritet që më së shumti, të lehtësojë procesin e verifikimit të likuidimit të taksave të automjeteve, në momentin që një individ i drejtohet noterisë për të bërë shitjen.

Sipas saj, në të gjitha noteritë në Shqipëri vijon normalisht procedura e shitblerjes së automjeteve dhe verifikimit të gjobave, e nisur që një vit më parë, gjë që sipas saj, ka sjellë shmangien e radhëve të gjata në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Me ndërtimin e këtij sistemi të ri, do të kemi mundësi që të marrim edhe shifra të sakta të këtyre veprimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here