Gjykatat favorizojnë shtetin – Vetëm 19% e gjyqeve për tokat në favor të pronarëve

0
36

Formula e re e kompensimit të pronave, përplasje mes pronarëve dhe Agjencisë

Në përplasjet për çështjet e pronësisë, Gjykatat kanë favorizuar dukshëm shtetin në raport me qytetarët. Më shumë se 130 qytetarë i janë drejtuar Gjykatës Administrative për të zgjidhur problemet me pronat, por vendimet në pjesën dërrmuese të rasteve kanë qenë në favor të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Sipas të dhënave zyrtare të Avokaturës së Shtetit, nga 6.6 mijë hektarë tokë të diskutuara mes qytetarëve e shtetit në vitin 2016, qytetarëve u janë njohur vetëm 12 mijë hektarë, ose rreth 19% e sipërfaqes totale.

Gjykatën kanë dhënë në favor të shtetit një sipërfaqe prej 5.3 mijë hektarësh, ose 81% të totalit. Ligji për trajtimin e pronës ka shkaktuar një numër shumë të madh përplasjesh mes pronarëve dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave.

Ligji u debatua ashpër nga shoqatat e pronarëve, veçanërisht për shkak të formulës së re të kompensimit, e cila e llogarit vlerën e pronës me zërin kadastral që ka pasur në vitin 1945.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here