Disa përse në lidhje me mbledhjen e të ardhurave tatimore në katër vitet e shkuar Analistë të ndryshëm (vendas dhe të huaj), në lidhje me administrimin e legjislacionit tatimor në Republikën e Shqipërisë, kanë veçuar tiparet e mëposhtme:• mosdeklarimin e çdo të ardhurae të tatueshme;• moslëshimin e faturave tatimore;• përdorimin e faturave tatimore false;• mosmbajtjen dhe mospagimin e tatimit të mbajtur në burim;• mosdeklarimin dhe mospagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore;• (në disa raste jo të paktë) këmbimin në natyrë të mall me mall dhe/ose shërbim.Asnjëherë, ligjërisht, nuk është bërë dallimi ndërmjet evazionit tatimor dhe shmangies tatimore, gjë që ka shërbyer dhe ende shërben për të kuptuar se shmangia tatimore është një proçes ligjor për zvogëlimin e barrës tatimore, bazuar në shfrytëzimin e boshllëqeve të legjislacionit tatimor, të nxitësve tatimorë dhe interpretimeve në përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor.Në lidhje me rrënjët e këtij “mëkati” dhe një prej arsyeve të rënies të të ardhurave tatimore të mbledhura, dështimi duhet të llogaritet si rezultat i:• kalbjes (paaftësisë profesionale) të kontrolleve tatimore;• legjislacionit tatimor të paqartë/me gjasa të mëdha për interpretime sipas interesit;• zakonit të keq të tatimpaguesve për t’i korruptuar zyrtarë tatimorë me anë të mitës/rryshfetit;• perceptimit të shumë tatimpaguesve shqiptarë që e shohin të papranueshëm zhvatjen e arkës së shtetit nga zyrtarët e qeverisë.Në këtë përfundim arriti ekonomisti i njohur austriak Friedrich Schneider në studimin e tij mbi ekonominë në hije, ku ve në dukje se ekonomia në hije është: në Itali 22.5 për qind të PBB; në Spanjë 19.3 për qind të PBB; në Portugali 19.2 për qind të PBB; në Greqi 25.1 për qind të PBB.Në katër vitet e mëparshme të Qeverisë Rama 1 munguan nxitësit e përfitimit ekonomik, për arsye se tatimpaguesit nuk u motivuan nga përqindjet tatimore të larta dhe barra e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore (plus gjobat galopante).Ndëkohë mund të bëhet pyetja: Si ka qenë morali tatimor i tatimpaguesve kundrejt përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor?Përgjigja: I DOBËT, PËR TË MOS THËNË FARE I DOBËT.Nga ana e tatimpaguesve u vu në dyshim domosdoshmëria, ndershmëria dhe vlefshmëria e politikave tatimore të Qeverisë Rama 1, për arsye se/të:• ata nuk po merrnin të mira publike në këmbim të pagimit të tatimeve;• perceptimit se politikat tatimore nuk ishin të drejta dhe njësoj për të gjithë (pra, tatimpaguesit nuk u trajtuan njësoj);• si dhe paqëndrueshmërisë së Qeverisë Rama 1 në drejtim të detyrimet të saj kundrejt tatimpaguesve, po ashtu dhe dyshimit në lidhje me cilësinë e institucioneve shtetërore.Këto arsye sollën si rezultat refuzimin dhe rezistencën për të përmbushur me vullnet të arsyeshëm kërkesat e legjislacionit tatimor dhe politikat tatimore të Qeverisë Rama 1 nëpëmjet:• kundërshtimit të institucionit që vendos kërkesa tatimore shtesë dhe të paarsyeshme (sh. këto ditë të fundit ka me qindra ankimime/protestime në lidhje me inventarët që duhet të bëjë biznesi, që konsiderohet si një prej kostove më të mëdha në lidhje me kontabilitetin dhe dukumentimin material);• ndjesisë së padrejtë të detyrimit ligjor për të zbatuar një ligj të veçantë tatimor;• shkeljes së të drejtave personale ose njerëzore; dhe• mungesës së respektit për politikanët e korruptuar.Në mënyrë të theksuar, në katër vitet e Qeverisë Rama 1, mungoi edukimi civil dhe kulturor i tatimpaguesve, që u zevendësuan nga aksionet e njëpasnjëshme me karakter arbitrar dhe ndëshkues, veprime këto që i detyruan tatimpaguesit të zhvendoseshin nga sistemi zyrtar drejt “kullotave” të ekonomisë në hije/informale.Jo pa qëllim, në raportet e Komisionit Europian për Progresin në Shqipëri, është vënë në dukje se duhet kryerja e një fushatë intensive për edukimin publik lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tatimpaguesit, për arsye se mungesa e edukimit të tatimpaguesit dhe proçedurat ligjore të rënduara dhe të gjata, e gërryejnë besimin e tatimpaguesit në lidhje me drejtësinë e sistemit tatimor.Kësisoj besimi i ulët publik dhe përdorimi i parave të tatimpaguesve për të financuar atë çfarë nganjëherë perceptohet te jetë një shërbim i varfër publik, kanë influencuar mbi besnikërinë e tatimpaguesve shqiptar te legjislacioni tatimor për shkak të mungesës së fushatave të edukimit të tatimpaguesit si dhe promovimit të të drejtave dhe përgjegjësive të tatimpaguesit.Me pak fjalë, me 50 për qind më pak shmangie dhe evazion tatimor Qeveria Rama 2 nuk do të kishte probleme fiskale në katër vitet pasues, për arsye se një prej problemeve më të mëdha të ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, në lidhje me administrimin e legjislacionit tatimor, është historia e gjatë e një evazioni tatimor të shfrenuar.Kjo nuk vjen si një e papritur, për arsye se është pasojë e përqindjeve tatimore shumë të larta që çuan në një shmangie tatimore efektive; historia në këto njëzet e më shumë vjet, ka demonstruar se kur rriten tatimet më shumë se sa duhet, tatimpaguesit gjejnë mënyra të ndryshme për të shmangur pagimin e tyre.Pjesa më e madhe e tatimpaguesve (të pasur ose të varfër) nuk e kundërshtojnë pagimin e një shumë të arsyeshme paraje për të financuar qeverinë e tyre, por ata duhet të jenë të sigurtë se qeveria do të jetë e përgjegjëshme dhe efiçente.Pjesa më e madhe e tatimpaguesve (të pasur ose të varfër) nuk do të pajtoheshin kurrë që t’i zgjerojnë frytet e tyre të punës për një qeverisje të korruptuar, të paaftë, kleptokrate, mashtruese, narciziste, jokompetente dhe joefiçente.Prospekti më i mirë për të ardhura tatimore të rritura dhe për zvogëlimin e borxhit kombëtar është vënia në jetë e politikave që inkurajojnë rritjen ekonomike, për arsye se: “U intereson të gjithëve që punët të shkojnë mirë.”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here