Procesi i aplikimeve të studentëve për transferime studimesh duhet të kryhet brenda afatit të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sipas udhëzimit të shpallur nga kjo Ministri, përcaktohet qartë se nuk mund të pranohen aplikime për transferime gjatë vitit akademik.
Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo për program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë për programet e studimit për të cilat aplikojnë.
Sipas udhëzimit kandidati nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi dhe studentët që aplikojnë për transferim studimesh apo për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në VKM.
Një ditë më parë ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për datat e fillimit të vitit të ri akademik 2017-2018. Sipas këtij udhëzimi universitetet do të çelen më datë 16 tetor deri në 30 shtator të vitit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here