Aksioni antiinformalitet / Në fokus sërish kuponët dhe bizneset që nuk zbatojnë ligjet tatimore

0
39

 

Pas relaksit që krijoi fushata elektorale, bizneset po ndihen të trembura nga një aksion antiinformalitet që qeveria ka lajmëruar së fundmi.

Burimet e Monitor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve sqaruan se ky do të jetë aksioni më i madh ndaj informalitetit i ndërmarrë ndonjëherë. Kontrollet do të përfshijë të gjitha kategoritë e biznesit dhe do të mbështeten nga të gjitha institucionet që merren me zbatimin e ligjit.

Sipas të njëjtave burime, aksioni do të ketë në fokus zbatueshmërinë e ligjeve fiskale tatimore dhe doganore nga të gjitha kategoritë e biznesit.

Në vëmendje do të jenë edhe biznese të tregtisë me pakicë në tregti dhe shërbime nëse përdorin kasën dhe kuponin tatimor.
Inspektimet do të bëhen nga tatimet në bashkëpunim edhe me doganat dhe do të përfshijnë verifikime në të gjithë zinxhirin, nga importi deri te tregtia me pakicë. Në qendër të kontrolleve do të jenë edhe inventarët, duke marrë në konsideratë analizën e riskut.

Por ndërkohë, vendi ka një precedent negativ nga aksioni antiinformalitet i vitit 2015. Vërshimi në terren ndaj bizneseve të vogla për përdorimin e kasës dhe kuponit tatimor çoi në traumë të gjithë ekonominë vendit.

Të ardhurat tatimore në vend u rritën vetëm 2.2% në krahasim me faktin e 2014-s ndërsa 91 mijë biznese kaluan në regjistrin pasiv. Investimet private në ekonomi nuk u zgjeruan dhe mijëra biznese në vend panë falimentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here