Nga statistikat e portalit qeveritar e-albania, shërbimi më i përdorur në aplikacionin mobile nga qytetarët është kontrolli i deklarimit dhe të pagesës së kontributeve nga punëdhënësit. Sipas të dhënave në portal ky shërbim ka 1,628 përdorime në muaj. Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë përdoruesve të portalit të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara nga punëdhënësit, prej muajit dhjetor të vitit 2011.

Por jo më kot shqiptarët janë mosbesues ndaj punëdhënësve. Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sigurimet shoqërore numërojnë rastet më të larta të mospagimit të detyrimit, megjithëse si vlerë në stokun e borxhit zinte vetëm 10% të totalit.

Shërbimet e tjera më ë përdorura

Shërbimi i dytë më i përdorur është nxjerrja e faturës së energjisë elektrike (e-pagesa) me 1,406 përdorime në muaj. Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, të gjenerojnë faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike dhe t’i paguajnë ato online.

I treti më i përdorur është kontrolli për kundërvajtjet rrugore dhe i pagimi i tyre me 1,388 përdorime në muaj. Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara, nëse po, t’i paguajnë ato online.

Shërbimi i katërt është shikimi i certifikatave familjare me 783 përdorime në muaj. Shërbimi elektronik mundëson shikimin dhe verifikimin e të dhënave familjare, ekstrakt nga Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në formën e certifikatës familjare.

Shërbimi i pestë më i përdorur është Automjetet e mia, me 771 përdorime në muaj. Shërbim elektronik, i cili u vjen në ndihmë qytetarëve dhe subjekteve për të marrë informacion rreth automjeteve që zotërojnë

 

Më pas renditen Aplikimi për Kartë Shëndeti me 432 përdorime në muaj; kontrolli i Pikëve të drejtuesit të mjetit me 357 përdorime në muaj; Certifikatat Personale me 342 përdorime në muaj; Gjobat e kontrollit në rrugë  me 254 përdorime në muaj; gjenerimi i kartës së shëndetit me 243 përdorime në muaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here