Organizata AIS, promotore e Open Data për Shqipërinë ka hulumtuar mbi eficensën buxhetore në tenderim për tridhjetë operatorët ekonomik që renditen si më të mëdhenjtë për vlerë kontrate të finalizuar me njësi të qeverisjes vendore.
Analiza është për prokurime publike ka marrë në shqyrtim periudhën korrik 2015 deri në janar 2017.
Eficensa buxhetorë në tenderim është diferenca në përqindje, ndërmjet fondit limit në shpalljen e ftesës së hapur apo kërkesës për propozim nga autoriteti prokurues, dhe vlerës së ofertës më të ulët e cila zgjidhet si ofertë fituese në përfundim të një tenderimi publik.
Kjo eficensë tregon cilësinë e procesit, eficensën në menaxhimi e fondeve publike, cilësinë e konkurueshmërisë dhe barazinë e kushteve për garë.
Në mesatare tridhjetë Operatorët Ekonomik BIG, që kanë përfituar edhe vlerën më të lartë të kontratave kanë një eficensë buxhetore vetëm 5.3 %.
Pra diferenca mes fondit të parashikuar dhe fondit të kontraktuar është mjaft e ulët.
Këta tridhjetë operator BIG që zotërojnë 46% të totalit të kontratave të finalizuara në periudhën nën hulumtim.
Nëse shohim me radhë eficensën buxhetore në tenderim më të lartë e kanë operatorët BE-IS SHPK & Agi Kons SHPK me 21%, BOSHNJAKU. B me 20.6%, dhe ALBA KONSTRUKSION me 17,8%.
Ndërkohë shoqëritë që kanë vlera më të larta kontratash, kanë edhe performancë më të ulët kur vjen fjala për eficensë buxhetore në tenderim.

Janë 22 operator që paraqesin eficensë buxhetore në tenderim më të ulët se mesatarja e këtij grupi prej 5.3 %.
Ato renditen me vlera minimale si 0.3%.
Kompania që ka vendin e parë për vlerën më të lartë të kontraktuar Fusha shpk ka një eficensë buxhetore prej vetëm 0.7% ndërsa vendi i dytë G.P.G. COMPANY SHPK ka eficensë buxhetore në tenderim të llogaritur si 4.8%.
Në total për të gjithë tenderat e bashkive ky indikator llogaritet 13.5%.
Lista e tridhjetë shoqërive apo operatorëve të renditur sipas vlerës së kontratave të lidhura më bashkitë në periudhën nën hulumtim, karakterizohet nga shoqëri që funksionojnë në fushën e ndërtimit dhe konstruksioneve.
Në tërësi 30 kompanitë kryesore të renditura si Klientët më të mëdhenj sipas vlerës kanë marrë 46% të totalit të vlerës së kontratave të lidhura në këtë periudhë kohore nën hulumtim.
Kompania e parë në renditje Fusha SHPK ka marrë 7% të totalit të kontratave me vlerën 30.839.585.691 lekë, për periudhën korrik 2015 – janar 2017.
Këto të dhëna mbi Eficensën Buxhetore në tenderim për klientëve kryesor të Bashkive, sipas vlerave të kontratave janë hulumtuar nga AIS, si pjesë e aktiviteteve të projektit Monitoro Klient Privat të Bashkive, projekt i mbështetur nga Lëviz Albania, Demokracia në Lëvizje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here