Kanë mbetur vetëm pak ditë nga 3 tetori kur nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Ambasada amerikane ka një këshillë kryesore për tu përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë!

Gjithashtu ambasada fton të gjithë ata që duan të bëjnë pyetje të shkruajnë lidhur me këtë procedurë.

Aplikimet do të nisin më 3 tetor dhe do të përfundojnë më 7 nëntor.

Në dispozicion janë 50 mijë viza, ndërsa Shqipëria nuk mund të fitojë më shumë se 7% të totalit të të gjithë vizave.

Pritet që fituesit të shpallen në muajin maj të vitit 2018.

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu regjistruar.

Para aplikimit këshillohet që të ndiqen me kujdes udhëzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit apo Ambasadës së SHBA-së.

Çdo vit mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj aplikojnë për lotarinë amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here