Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, një nga zërat më kritikë kundër Lulzim Bashës në PD, ka reguar pas mbledhjes së kryesisë së partisë mbrëmjen e djeshme. Patozi tha se demokratët që nuk e duan këtë lidership do imponohen me gjithë forcën për ta refuzuar.

“Do imponohemi me gjithë forcën tonë dhe kam bindjen që në se rast se Basha nuk do e pranojë këtë realitet, do të jetë përgjegjësia e tij, jo vetëm për katastrofën elektorale në zgjedhjet e fundit, për për shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga kjo parti. Me presionin që anëtarësia e PD e revoltuar dhe që e refuzon këtë lloj lidershipi do e detyroj të marr qëndrim tjetër”, tha Patozi për mediat.

Ai tha se PD është e vetmja parti që bën zgjedhjet pastaj analizën. “Nuk kemi pritur që Lulzim Basha të vepronte ndryshe, nuk na zhgenjeu mbrëmë po ne do imponohemi, sepse e ritheksoj është nevoja e dhjetra demokratëve të revoltuar që refuzojnë lidershipin e Bashës, dhe ai është i detyruar të pranojë këtë realitet. PD mund të jetë e vetmja parti në botë që bën në fillim zgjedhjet dhe pastaj analizën. sepse dje u la të kuptojë që nuk është problem as kryetari dhe as lidershipi përgjegjës për humbjen po anëtarët e partisë dhe Lulzim Basha e ka demostruar këtë”, përfundoi Patozi.

Ndërkohë Basha në një reagim në fb, ka ripërsëritur se PD ka vetëm një kundërshtar, Aleancën e Krimit.

“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Basha deklaroi një ditë më parë se sa të jetë ai në krye të partisë nuk do të lejojë fraksione në PD.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here