I siguronte klient për ushtrim prostitucioni duke vënë në dispozicion lokalin e vet, arrestohet  60-vjeçarja për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Në pranga ka rënë shtetasja  Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i shtetases së mësipërme u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klientë për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here