Aksion policor në Elbasan për arrestimin e personave të rrezikshëm

0
49

Forcat speciale të RENEA-s dhe FNSH-së kanë zhvilluar mesditën e sotme një aksion blic në Elbasan. Qëllimi ka qenë ndalimi i personave me precedentët theksuar penalë. Operacioni paralel është shtrirë në disa lagje kryesore të qytetit dhe pritet të zgjasë disa orë.

Aksioni ka nisur menjëherë pas vizitës së kreut të Policisë së Shtatit Haki Çako, i cili siç duket ka dhënë dhe direktivat e fundit në lidhje me këtë çështje. Ende nuk dihet numri apo identiteti i personave të ndaluar, por thuhet se janë disa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here