12 çështjet për të cilat mund të aplikoni dhe 29 institucionet që ofrojnë shërbimin

0
57

Nuk keni nevojë më të rendni pranë gjykatave, ja si mund të “gjurmoni një çështje gjyqësore”Nuk keni nevojë më të rendni pranë gjykatave, ja si mund të “gjurmoni një çështje gjyqësore” 12 çështjet për të cilat mund të aplikoni dhe 29 institucionet që ofrojnë shërbimin

LISTA

Çështjet gjyqësore mund t’i gjurmoni nga kompjuteri i shtëpisë. Kështu në një njoftim të fundit të “e-Albania” thuhet se nëse ke një proces gjyqësor ku je palë apo i interesuar do të duhet të mbetesh i azhornuar me zhvillimet dhe ecurinë e procesit. “Avokati ose qëndrimi pranë gjykatës marrin para dhe kohë.Tani është fare e thjeshtë për të gjithë. Me portalin unik qeveritar “e-Albania” kushdo mund të gjurmojë çështjen gjyqësore që ka interes apo është palë, vetëm përmes një numri protokolli.”Shërbimi “Gjurmimi i çështjeve gjyqësore” e thjeshton gjurmimin nga qytetari dhe është i vlefshëm për 12 kategori dhe 29 gjykata në mbarë Shqipërinë. Më tej akoma: Ju mund të hyni në sistem për të parë në çdo orë të ditës gjatë gjithë javës, ku në e-Albania, mjafton një klik.Ky shërbim elektronik mundëson ndjekjen/gjurmimin e çështjeve gjyqësore nëpërmjet sistemit informatik të Gjykatave për Menaxhimin e Çështjeve Civile dhe Penale (CCMIS dhe ICMIS)Çështjet të cilat mund të gjurmohen janë:1. Civile të përgjithshme2. Çështje familjare3. Çështje administrative4. Çështje tregtare5. Çështje penale themeli6. Çështje penale në fazën e hetimit7. Çështje penale të veçanta8. Çështje penale në fazën e ekzekutimit9. Çështje civile të veçanta10. Çështje penale rishikim mase mjekësore11. Çështje penale me të mitur12. Çështje penale ushtarakeGjykatat që ofrojnë shërbimi janë:1. Gjykata e Apelit, Durrës2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kavajë4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan5. Gjykata e Apelit, Gjirokastër6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Përmet8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Sarandë9. Gjykata e Apelit, Tiranë10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor ,Tiranë11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Dibër12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Krujë13. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kurbin14. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Mat15. Gjykata e Apelit, Korçë16. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Korçë17. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec18. Gjykata e Apelit, Shkodër19. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Shkodër20. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pukë21. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Lezhë22. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tropojë23. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kukës24. Gjykata e Apelit, Vlorë25. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Vlorë26. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Fier27. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Berat28. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Lushnje29. Gjykata e Krimeve të RëndaHapat e procedurësHapat që duhet të ndiqen për të marrë shërbimin “Gjurmimi i çështjeve gjyqësore”:-logimi në portal-vendosja e numrit të çështjes (merret nga gjykata) sipas formatit të mëposhtëm: Formati i numrit të çështjes: xxxxx-yyyyy-zz-aaaa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here