Xhafaj pret Fleckenstein: Prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme

0
48

Gjatë vizitës në Tiranë, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka zhvilluar një takim me kreun e Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj, i cili e ka njohur raportuesin me prioritetet e dikasterit që drejton.

Ministri Xhafaj i shprehu z.Fleckenstein mirënjohjen për mbështetjen për Reformën në Drejtësi, duke besuar se BE-ja do të ofrojë të njëjtën mbështetje edhe për prioritetet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Në këtë kontekst, ministri Xhafaj prezantoi prioritetet kyçe të Ministrisë së Brendshme, të hartuara edhe me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të misionit ‘PAMECA V’.

Ndër to, ministri veçoi procesin e Vetting-ut në Policinë e Shtetit; luftën ndaj kanabisit, luftën kundër krimit të organizuar; parandalimin e fenomenit të azilkërkimit dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (veçanërisht minorenëve).

Ministri Xhafaj informoi gjithashtu për masat që po programohen për të forcuar më tej bashkëpunimin me autoritetet homologe të vendeve partnere, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Zyrtari i lartë i PE-së shfaqi interes të posaçëm lidhur me procesin e Vetting-ut dhe rezultatet konkrete në luftën kundër kanabisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here