Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën e saj ‘Tatimet Këshillojnë’ informon biznesin mbi procedurën e deklarimit si dhe mënyrën se si ata mund të korrigjojnë deklaratën individuale të të ardhurave.
Detyrimin për të deklaruar e ka çdo individ rezident shqiptar që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në shumën 2.000.000 lekë, mbi këtë shumë, ka detyrimin të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave brenda datës 30 Prill të vitit që pason vitin e mbyllur kalendarik.
Edhe individi jorezident, ka detyrimin e deklarimit në rastet kur realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në shumën 2.000.000 lekë, mbi këtë shumë, duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave brenda datës 30 Prill të vitit që pason vitin e mbyllur kalendarik.
Në rubrikën “Tatimet këshillojnë” u publikua “Deklarimi individual i të ardhurave” mbi individët që i nënshtrohen detyrimit për të deklaruar apo e drejta për të deklaruar pa qënë i detyruar nga ligji, të ardhurat e tatueshme, shpenzimet që mund të zbriten, afatet dhe mënyrat e deklarimit, pagesa e detyrimit si edhe korrigjimi në rast se është plotësuar deklarata gabim.
Individi deklarues mund të korrigjojë deklaratën fillestare të tij deri në dy herë, brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të deklaratës së parë të plotësuar gabim, pa penalitete.
Në rast të një korrigjimi tjetër, pas atij të dytë, brenda afatit tremujor nga dorëzimi i deklaratës fillestare ndaj individit tatimpagues deklarues zbatohen sanksionet ligjore.
Individi e dorëzon deklaratën e korrigjuar nga llogaria e tij në e-filing në faqen zyrtare të tatimeve online www.tatime.gov.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here