Procedura e re/Si mund t’i siguroni vetë vitet e pensionit

0
79

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike të gjithë procedurën që ndiqet për të siguruar vet vitet e pensionit, pavarisht se mund të mos keni punë. ISSH sqaron se në këtë skemë përfshihen të gjithë personat kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar.

 

Sa është masa e kontributit
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje:

– 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar);

– 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);

– 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Por pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufi të pagës maksimale. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korrent:

– Pensione pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

– Pensione më të larta se pensioni social, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara.

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar mund ti paguajnë sigurimet për vitet e kaluara.

Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha pas univesitare është me pagesë. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994, deri në datën që kanë lënë shtetësinë.

Si paguhet sigurimi vullnetar:

1. Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.

2. Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentat e mëposhtme:

a) Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;

b) Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon;

c) Fotokopje të letërnjoftimit elektronik/ kartës së identitetit.

3. Nëse personi i interesuar bie dakort për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

4. Duke disponuar këtë “Urdhër veprim”, personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”.

5. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga
personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (një kopje e mandatit i dorëzohet inspektorit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes).

6. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë kontributesh të re në qoftë se nuk ka.

Shembulli
Një person që është në prag të mbushjes së moshës minimalisht duhet të ketë 15 vjet periudhë kontributive të siguruar. Në rast se personi ka 12 vjet periudhë kontributive, ka të drejtë të plotësojë 15 vitet e nevojshme duke blerë 3 vjet sigurim

Përfitimet
Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar përfiton: Pensionit të plotë të pleqërisë. Pensionit të pjesshëm të pleqërisë. Pensionit të reduktuar të pleqërisë. Pensionit të invaliditetit. Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

Kontributet
Masa e kontributit që do të paguhet do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre-vjeçare. Masa kontributive që do të derdhë qytetari për këtë periudhë është 5 184 lekë për një muaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here