Nis shembja e banesa në Urën e Shkozës, policia zbarkon në zonë

0
37

IKMT ka nisur shembjen e shtëpive të banimit në zonën e Shkozës në kuadër të projektit për Lanën të miratuar nga qeveria.

Policia ka zbarkuar këtë mëngjes në zonën e Shkozës, aty ku gati një javë më parë u përplas me banorët që kundërshtonin prishjen e banesave të tyre për të lejuar zbatimin e projektit të zgjerimit të rrugës, një projekt i ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të shmangur ndonjë revoltë të banorëve. Këta të fundit protestuan edhe para Ambasadës Amerikane, si dhe i dërguan letra selive kryesore diplomatike në vend.

Ndërsa pak ditë më parë ata u ulën këmbëkryq në rrugën tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk lejuan qarkullimin e automjeteve për disa orë. Banorët shprehen se presin përgjigje nga shteti për dëmshpërblim, para se t’ju shemben shtëpitë e ndërtuara me mund e sakrificë.

Ngaa ky projekt pritet të preken të paktën 153 banesa. Mes tyre ka banesa të ndërtuara para viteve 90′, të tjera me leje të rregullta ndërtim, por edhe banesa që kanë qenë në proces legalizimi.

Para pak ditësh, banorët që prekeshin nga shembja e banesave, protestuan para ambasadave të SHBA-së dhe BE-së, për t’i sensibilizuar me kauzën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here