Raportuesi i PS-së për Shqipërinë në Bashkimin Europin, Knt Fleckenstein, ka deklaruar se vendimi për celjen e negociatave është i KiE-së (Këshilli i Europës) dhe jo i Parlamentit Europian.

Eurodeputeti gjerman, në një konferencë për shtyp ka theksuar se Shqipëria duhet të vijojë me reformat dhe sipas tij nuk ka asnjë kusht tjetër veç përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe.

“Shqipëria duhet të vijojë të punojë me reformat. Sa i përket kultivimit dhe asgjësimit të kanabisit, presim raportin e Italisë, – tha Fleckenstein. – Zbatimi i reformës në drejtësi nuk është proces i lehtë, edhe pse duhet të vazhdojë me ritme të shpejta. Mendoj se nuk do ishte e drejtë të kishte kushte shtesë”.

Ai tha se u njoh me situatën pas zgjedhjeve por se fokusi kryesor ishte situata aktuale politike dhe se ka ardhur në vendin tonë për të njohur prioritetet e qeverisë pas zgjedhjeve.

“Ne në Parlamentin Europian do vazhdojmë qe të punojmë, në mënyrë që negociatat në Shqipëri të çelen sa më parë. Do vazhdojmë të punojmë dhe inkurajojmë faktorët në BE në mënyrë që negociatat të çelen gjysmën e parë të vitit që vjen”, u shpreh Fleckenstein

Sa i takon ngritjes së komisionit “ad-Hoc” për reformën zgjedhore, eurodeputeti shpjgoi se palët kishin qasje të përafërta për nisjen e këtij procesi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here