Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në një biznes në Shijak. Burime nga policia raportojnë se rreth orës 22:55, në afërsi të derës së magazinave të marra me qira nga shtetasi A. L.  33 vjeç banues në Shijak, e cila përpunon mbetje spitalore është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale tek dera e dhomës frigoriferike.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një copë fitil zjarr- përcjellës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here