Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga veprimtaria kriminale

0
98

Një pasuri me vlerë 4 milionë euro është sekuestruar nga policia e Tiranës dhe Seksioni për Hetimin e Pastrimin e Parave dhe Asteve Kriminale. Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve kriminale është bërë sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të  Procedimit Pasuror në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i  referuar në Prokurori  nga Specialistët e  Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.”

Policia thotë se kjo pasuri dyshohet se është përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pasuritë e sekuestruara janë :

-Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2

-Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2

-Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2

Tokë e sekustruar është në zonën e bregetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjencisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara,pranë Ministrisë së Financave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here