Vlorë, grabiten me armë dy kasapë

0
54

Një tjetër grabitje me dhunë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, pasi asaj të kazinosë në Tiranë. Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 06:30, në fshatin Mazhar të Vlorës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi  ka rezultuar se dy shtetas të maskuar dhe me armë zjarri automatik, nën kërcënimin e armes  u kanë vjedhur një sasi vlerash monetare rreth 1 milion lekë të vjetra si edhe 1000 euro, shtetasve F.M., dhe D.H., banues në Berat me profesion kasap.

Policia po vazhdon hetimin për dokumentimin e plotë të ngjarjes si edhe  krehjen e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here