Lëvizte i armatosur, arrestohet 39-vjeçari

0
48

Iu gjet pistoletë me vete teksa ndodhej në një lokal, dhe kjo bëri që efektivët e policisë ta vënë në pranga. Mandi Begaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në orët e vona të së enjtes.

Gjatë një kontrolli në një ambient lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”, u kap duke mbajtur në përdorim një armë zjarri, pistoletë pa leje. Kapja e tij u bë në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri pa leje.

Ndaj 39-vjeçarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here