Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se Gramoz Ruçi i ktheu dinjitetin Kuvendit të Shqipërisë.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Gramoz Ruçin, i cili realisht i ktheu dinjitetin sallës së Kuvendit dhe ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull, ku mund të flitet për njerëzit dhe jo vetëm për njëri-tjetrin. Dua të nënvizoj edhe një detaj të rëndësishëm: fillimi për herë të parë i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojmë për 4 vite”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi më tej: “Ne do të shkojmë në sallë për t’ia kushtuar të gjitha minutat njerëzve të zakonshëm, për të respektuar rendin e ditës dhe për të mbajtur të shtrirë dorën ndaj opozitës, pavarësisht nga refuzimi i tyre”.

Në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u vendos që Ulsi Manja do të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve, Erion Braçe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Ermonela Felaj kryetare e Komisionit të Sigurisë, Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Eduard Shalsi kryetar i Veprimtarisë Prodhuese.

Ndërkohë, Milva Ekonomi do të jetë nënkryetare e Komisionit të Arsimit, Elisa Spiropali do të jetë nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Blendi Çuçi, nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Po ashtu informoi lidhur me dy elementë të rëndësishëm të marrëveshjes.

Pika e parë ishte fakti se qeveria gjatë një viti politik, do të mblidhet nga njëherë në çdo qark.

Për këtë vendim sqaroi se nuk do të bëhet një mbledhje simbolike për miratime formale, por për tu spostuar në çdo qark njëherë në vit dhe për të qëndruar atje më shumë se sa thjesht mbledhja, por për të kaluar kohë dhe punuar bashkë me ekipin e deputetëve, për të organizuar takime me komunitetin, për tu ulur me pushtetin vendosur, kryetarë bashkish të majtë apo të djathtë dhe për të mos humbur kontaktin me njerëzit e zakonshëm.

Si pikë të dytë, bëri me dije se çdo ministër gjatë një viti parlamentar, duhet të spostohet dhe të qëndrojë një herë në muaj në një qark, duke shtuar është e rëndësishme që anëtarët e kabinetit të jenë bashkë me njerëzit në jetën reale.

Rama tha se thelbi i këtyre takimeve është që ne të zbatohet kontrata e 25 qershorit me popullin shqiptar.

“Dhejtëditëshin e parë të tetorit do mbledhim Asamblenë Kombëtyare për zgjedhur sekretariatin e partisë. Punë në terren, ku do të ketë një bashkëkoordinator kombëtar për qeverisjen, i cili do jetë Saimir Tahiri. Platforma që do shpallim publikisht pak pas ditësh për qeverisjen, nuk do jetë një websajt i radhës, por një mekanizëm i gjallë njerëzish për implementimin e pikave kyçe”, u shpreh Rama.

Ai tha se njerëzit duan pastrim të administratës nga grabitqarët, duan shërbim për çdo nevojë dhe ndëshkim për gjithë ata që bëhen pengesë.

Në mbyllje të fjalës së tij Kryeministri bëri me dije një nismë sensibilizuese, ku gjithë deputetët do të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here