Koreja e Veriut: Do fundosim Japoninë, SHBA-të do kthehen në rrënoja

0
344

Koreja e Veriut ka kërcënuar se “do të fundosë” Japoninë me një sulm bërthamor dhe t’i kthejë SHBA-të në “rrënoja”.

Ky është provokimi i radhës nga Pheniani, i cili ka premtuar një përshkallëzim të tensionit në gadishull, pas vendimit të fundit të Kombeve të Bashkuara për të vendosur sanksione të reja ndaj regjimit të Kim Jong-Un. Kërcënimi vjen përmes agjencisë zyrtare të shtypit, Kcna, të cilës i janë referuar edhe media të tjera ndërkombëtare.

Një “aksion ushtarak” kundër Koresë së Veriut do të kishte. Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka pohuar që mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sanksionet e vendosura, ofron një “mundësi”për diplomacinë dhe është shprehur i gatshëm të ndërmjetësojë nëse palët do ta kërkojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here