Pak para seancës plenare në Parlament, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se gjërat do shkojnë keq e më keq me qeverisjen e kabinetit “Rama 2”.

Ai ka thënë se kryeministri ka fshirë nga programi çdo premtim të bërë para fushatës elektorale, duk e akuzuar qeverisjen e tij të periudhës 2013-2017 për vjedhje dhe korrupsion.

“Kabineti qeveritar “Rama 2” është një fasadë, ndaj i bëj thirrje kryeministrit të mos tallet me shqiptarët. Në qeverisjen e tij i janë vjedhur shqiptarëve 1.5 mld dollarë, – tha Basha. – Ai s’mund të tallet me gjakun e shqiptarëve, edhe duke e përdorur si metaforë. PD nuk ka rrugë pas, por vetëm para për t’u bashkuar me shqiptarët”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklarata e ish-kryeministrit se ‘lista e deputetëve ishte vetëm e Lulzim Bashës dhe jo e PD-së’ dhe  për deklaratën tjetër se ‘këshilltarët e Bashës në fushatë ishin mizerabë’, kreu i PD-së, nuk ka dashur që ti komentojë.

Ai është shprehur vetëm se këto janë çështje të brendshme të PD-së dhe do diskutohen.

‘Këto janë çështje të brendshme të tona, që ne do ti diskutojmë në strukturat tona, do ti diskutojmë me transparencë, por detyra jonë e tanishme është të mobilizohemi për shqiptarët’, tha Basha për gazetarët jashtë Parlamentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here