Ruçi i ndërpret fjalën Berishës: Koha kaloi, ulu mos e tepro!

0
139

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci i ka ndërprerë fjalën ish-kryeministri Berisha, pasi koha e këtij të fundit kishte mbaruar gjatë fjalimit të tij në Parlament.

Ndryshe nga sesionet e kaluara, kur Berisha kishte kaluar kufirin kohor për të diskutuar nga foltorja, Ruçi i është përmbajtur premtimit, duke mos e lejuar të kalonte kohën e diskutimit që është vendosur për çdo deputet.

“Ulu zoti Berisha, i the të gjitha at që kishte për të thënë. Mos më detyro që në këtë seancë të vijoj marrjen e masave që parashikon rregullorja. Zoti Berisha, ulu mos e tepro tani, as në planin etik dhe as në atë procedural”, – i është drejtuar Ruçi ish-kryeministrit, i cili nuk ka bërë shumë rezistencë para keut të ri të Kuvendit.

Pas këtij momenti, Berisha ka lënë sallën e Parlamentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here