Makina bie në lumin Drin, humb jetën 35-vjeçari

0
63

Pak orë pasi një makinë ra në lumin Drin, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nxjerrë një trup të pajetë.

Sipas burimeve zyrtare, polumbarët e FNSH-së nxorën nga uji trupin e Sokol Kullës, 35-vjeçar.

Mjeti Ford Focus ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës. Fillimisht u dyshua për dy persona por më pas verifikimeve nga policia por dhe polumbarët u konfirmua se në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.

Ai po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës mëngjesin e së martës kur ka humbur kontrollin e mjetit tip “Ford Focus” tek Ura e Bahçallekut dhe përfundoi në ujërat e lumit Drin.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here