Basha: Asgjë nuk më bashkon me Ramën. Shkarko Ruçin dhe Xhafajn

0
41

Fjalimin tij të parë si deputet dhe kryetar i opozitës në Parlament, Lulzim Basha e nisi me akuzat ndaj programit qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se nëse zgjedhjet do të ishin të lira, Rama nuk do të ishte kryeministër. Ai theksoi se qeveria “Rama 1” erdhi në pushtet pa asnjë premtim, duke mos sjellë asnjë arritje në fushën e integrimit evropian të vendit.

“Qeveria ‘Rama 1’ është e para në historinë e vendit që nuk solli asnjë investim të huaj. Vitet 2013-2017, kanë qenë vite ferri për shqiptarët. Qeveritë e huaja i dhanë ultimatum “Rama 1” të largonte Tahirin, i lidhur me qarqet e drogës. Shqipëria u shpall zyrtarisht nga departamenti amerikan i shtetit  vend kryesor për trafikun e drogës, duke u futur në listën e zezë të vendeve kryesore për pastrimin e parave. “Rama 1” solli eksodin masiv të shqiptarëve. Rama nuk bëri snjë bilanc dhe nuk dha kurrë llogari”.

Basha vijoi se PD do jetë opozita frontale përballe kësaj qeverie për t’ia kthyer pushtetin qytetarëve nga kjo mazhorancë fiktive.

Krydemokrati po shti shtoi se marrëveshja e 18 majit tashmë ka vdekur pas shit-blerjes së votave në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Ka pasur shitblerje masive të votave, strukturim të grupeve kriminale. Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira, ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekje për këtë marrëveshje. Aleanca e qeverisë me krimin e shkatërruan këtë marrëveshje për hir të pushtetit personal të Edi Ramës. E ardhmja e fëmijëve shqiptarë nuk mund të jenë kurrë Gramor Ruçi dhe Fatmir Xhafaj”, – tha ai mes të tjerash.

Basha shkoi edhe më tej, duke i kërkuar kryeministrit që të shkarkojë kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi nga politika dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, si të lidhur me të shkuarën komuniste dhe me trafikun e drogës.

“Me Ramën asgjë nuk na bashkon. Nuk ka degë ulliri mes nesh, por veç një degë kanabisi e tharë që e mban në dorë ti. Ndaj duhet të lësh krimin dhe të përqafosh vlerat. Duhet ta nisësh me largimin e Gramoz Ruçit nga politika, jo vetëm për imazhin e vendit, por edhe për mbarëvajtjen e vlerave në politikë. Duhet ta shkarkosh edhe Fatmir Xhafajn, dhe të arrestosh vëllain e tij të lidhur me trafikun e drogës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here