Asetet kriminale, policia sekuestron, vila, makina dhe biznese

0
121

Policia ka sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete të dyshuara si pasuri me burim të dyshimtë kriminal.

Policia e shtetit bën të ditur se në sajë të planit të masave operacional “Vjeshtë 2017” në të 12 qarqet e vendit sekuestrimet janë bërë në Tiranë, Lezhë, Vlorë dhe Berat.

Bëhet e ditur se janë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa raste për procedim pasuror në ngarkim të personave të dyshuar për aktivitet kriminal ne fushën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Gjithashtu janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me origjinën e tyre këto pasuri: 9  njësi tregëtare, 8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2, 1 vilë trekatshe, 15 automjete luksoze, me vlera monetare të konsiderueshme.

Policia nuk bën ende të ditur emrat  e personave që u përkasin këto pasuri pasi thotë se operacioni është ende në vijim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here